Gerrard merr ofertë nga Arabia

Al-Ettifaq e kërkon si trajner anglezin

Ekipet nga Arabia Saudite, përveç futbollistëve me emër, po joshin edhe trajnerët e njohur. Steven Gerrard ka patur një ofertë nga skuadra Al-Ettifaq, sipas agjencisë Reuters, që nuk bën të ditur detaje nga propozimi.

Anglezi, i cili më parë ka drejtuar skuadra si Glasgoë Rangers dhe Aston Villa ka kërkuar kohë që ta vlerësojë. 43-vjeçari nuk drejton prej Tetorit të vitit të kaluar dhe gjatë kësaj kohe ka patur oferta, por nuk ka pranuar.

Al-Ettifaq e mbylli sezonin e fundit në vendin e shtatë dhe në historinë e klubit ka fituar 2 herë titullin kampion në vitet 80’. Ndërkohë tek ekipet e Superligës së Arabisë Saudite emrat më të njohur me futbollistëve janë Cristiano Ronaldo me Al-Nassr dhe Karim Benzema, i cili u bashkua pak ditë më parë me Al-Ittihad. Të dy përfitojnë shuma marramendëse.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share