I ftuar në emisionin Euro Klan trajneri i futbollit, Labinot Musliu, ka shprehur mendimet e tij rreth pjesëmarrjes së kombëtares në Euro 2024, duke theksuar sfidat që vijnë me të qenurit në një grup me superfuqi të futbollit.
Musliu ka shtuar se, pas analizës së ndeshjes së parë kundër Italisë, është e rëndësishme të mbetemi realistë dhe të pranojmë se nuk mund të dominojmë kundër ekipave si Italia apo Spanja, dhe madje as ndaj Kroacisë.
“Kjo është pjesmarrja e dytë e kombëtares sonë në kapionate të mëdha, jemi relativisht një shtet i vogël dhe fatkeqësia jonë ka qenë që jemi në një grup me dy superfuqi futbolli, dy shtete kampione bote, dhe Europe, dhe dy shtete që kanë dy nga pesë ligat më të forta në botë. Dhe kemi një Kroaci që është shtet relativisht i vogël numerikisht por me një traditë futbolli të hatashme me lojtarë si Luka Modriç që ka qenë lojtari më i mirë në botë. Duke analizuar me kujdes kombëtaren tonë nga ndeshja e parë kundrejt Italisë duhet të jemi realista, dhe nga këndvështrimi jonë mendoj që nëse dikush ka shpresuar që do të dominojmë kundrejt Italisë apo Spanjës, por edhe ndaj Krocisë, është një zhgënjim personal i secilit prej nesh”, tha Musliu.
Në fund, Musliu ka theksuar se gabimi i kombëtares ka qenë ndryshimi i stilin e lojës nga ai ofensiv që është përdorur në eleminatoret.
“Nga vështrimi im mendoj se gabimi ishte që ndryshe ka luajtur në eleminatore kombëtarja, ku është përpjekur të prodhojë futboll ofensiv, që i mungoi ndeshjen me Italinë”, tha Musli./tvklan.mk/