Muriqi, Zhegrova e Muslija gëzojnë një futbollist të vogël

Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit për ndeshjen me Lituaninë.

Lojtarët e Kombëtarës së Kosovës, takimin me Jetar Hulajn e zhvilluan në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Dardanët nesër përballen me Lituaninë, nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo është ndeshja e fundit e Kosovës për këtë edicion.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share