Mungesa e madhe e kombëtares, Marash Kumbulla: Shpresoj të rikthehem në fushë para fundit të vitit

Marash Kumbulla do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares Shqiptare për dy sfidat kualifikuese të “Euro2024” ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë. Mbrojtësi po rikuperohet nga një dëmtim që e ka lënë jashtë fushave prej ditësh, teksa rikthimi pritet të vij në mesin e sezonit që do të nis. Në një intervistë për ‘Il Messanggero’, 23-vjeçari ka komentuar situatën që po kalon aktualisht.

“Nuk kam qënë shumë me fat pasi u largova nga Verona, siç konfirmohet nga lëndimi i fundit. Kam pasur disa vështirësi, por falë tyre jam përmirësuar dhe jam bërë më i fortë edhe nga pikëpamja e personalitetit. Shpresoj që të jem i disponueshëm para fundit të vitit. I gjithë ekipi ishte i mrekullueshëm për mua. Pas operacionit shokët më ndihmonin për të veshur edhe çorapet e këpucët. Mourinho më ka forcuar në aspektin e personalitetit dhe konkurrencës. Nëse do të përshkruaja me tre fjalë, do të thosha: vendimtar, agresiv dhe karizmatik.”

Kumbulla i mungon fushave të lojës që prej muajit Maj, duke humbur pjesën më të rëndësishme të sezonit me Romën, ndërsa nuk ishte në dispozicion të trajnerit Silvinjo për duelet e kombëtares ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share