Mujdin Ismaili kryetar i ri i LFK Tetovë

Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës nga dita e djeshme do të drejtohet nga Mujdin Ismaili delegat nga KF Kamjani, Komuna e Bogovinës, i cili deri tani ishte anëtar i KD të LFK-së Tetovë që drejtohej nga Fisnik Hiseni.

“Me 44 vota maksimale nga 44 delegatë të pranishëm ( punëtorë sportiv, trajnera,arbitra dhe klubet) dhe me votim të hapur, Ismaili unanimisht mori besimin për të drejtuar lidhjen në 2 vitet e ardhshme (duke qenë Kuvend i Jashtëzakonshëm mandatet vlejnë deri në Kuvendin e Rregullt zgjedhorë që duhet të mbahet në fund të vitit 2024 ose filli të vitit 2025). Këshilli Drejtues i LFK Tetovë për 2 vitet e ardhshme do të përbëhet nga Mujdin Ismaili, Jovica Ilievski, Fisnik Hiseni, Isa Emurli, Sulejman Ibishi, Safet Miftari, Fatmir Sallai, Dragoljub Jovanovski, Mensur Kadriu. Delegatë të LFK Tetovë në Kuvendin Qendror të Federatës së Futbollit të Maqedonisë unanimisht u votuan Mensur Kadriu, Fisnik Hiseni, Jovica Ilievski dhe Dritan Musliu”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Futbollistike Komunale në Tetovë. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share