Shaqiri: Pres që në muajt tetor dhe nëntor të përfundojë problemi me mungesën e teksteve shkollore

“Pres që në muajt tetor dhe nëntor të përfundojnë të gjitha proceset për të gjitha tekstet për arsimin fillor dhe të mesëm në Komisionin nacional si dhe në procesin e shtypjes”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Ai në një prononcim për mediat në Manastir, ka theksuar se problemi me tekstet shkollore është i mëhershëm dhe jo vetëm në këtë vit shkollor.

“Problemi me tekstet nuk është vetëm nga ky vit shkollor. Vitin e kaluar shkollor filluam me një koncept të ri për arsimin fillor dhe me planprograme të reja. Ai koncept vitin e kaluar ishte vetëm për klasën e parë dhe të katërt. Në klasën e parë kishim materiale të prodhuara vitin e kaluar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa për klasën e katërt kishim materiale të printuara dhe digjitale. Kur fillova të shërbeja si ministër, qytetarët kërkuan që tekstet e shtypura t’i ktheheshin procesit. Unë e kam përkrahur dixhitalizimin, por kam thënë edhe se do t’i kthejmë tekstet e shtypura dhe që kjo të ndodhë është dashur të formohet një komision kombëtar që duhet të ketë parasysh Ligjin për tekstet shkollore”.
“Komisioni tashmë ka miratuar tekstet shkollore, ne jemi duke përfunduar procesin e ankesave për operatorin ekonomik dhe pas mbylljes së këtij procesi dhe miratimit të teksteve, pres që në muajt tetor dhe nëntor të përfundojnë të gjitha proceset për të gjitha tekstet në Komision, por edhe në procesin e shtypjes”, theksoi ministri Shaqiri dhe shtoi se problemi i teksteve nuk është vetëm për arsimin fillor, por edhe për arsimin e mesëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri Shaqiri gjatë vizitës së tij në Rektoratin në Universitetin e Manastirit ka paralajmëruar themelimin e Këshillit që do të zgjidhë problemet me tekstet shkollore.

Mendoj se sa më shpejt do të formojmë një Këshill për të gjithë problemin, i cili nuk është problem vetëm për këtë vit shkollor dhe duhet të zgjidhet përfundimisht për të gjithë arsimin fillor dhe të mesëm. Me themelimin e Këshillit të gjitha aktivitetet do të jenë të koordinuara sepse jo gjithçka varet nga MASH-i, por edhe nga institucionet tjera – theksoi ministri Shaqiri./MIA

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share