MPJ: Përmes vendkalimit Rafah do të evakuohen edhe 5 shtetasit e RMV-së!

JANË PËRFSHIRË NË LISTAT E EVAKUIMIT

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka përshëndetur vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, me cka mundësohet evakuimi i shtetasve të huaj, duke llogaritur edhe 5 shtetasit e RMV-së, përcjellë KlanM.

“Shtetasit e RMV-së që gjenden në Gazë tashmë janë kyçur në listat e evakuimit dhe presim realizimin sa më të shpejtë konform rrethanace në terren dhe dinamikës së evakuimit për shkak të numri të madh të shtetasve të huaj në Gazë, që janë pjesë e këtij operacioni”, thonë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

MPJ-ja njofton se përmes komunikimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Egjipt dhe Izrael, si dhe me shtetasit e RMV-së, po punohet aktivisht që qytetarët të jenë të sigurtë dhe me kohë të evakuohen./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share