Taravari nga Gostivari: Opozita e bashkuar do ta sjell ndryshimin e shumëpritur!

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN mbajtën tubimin në Gostivar.

Taravari në fjalimin e tij tha se Gostivari që nga viti 2016 ka mposhtur BDI-në dhe se edhe në këto zgjedhje fitorja e VLEN-it do të jetë me diferencë të madhe.

“Fitoret këtu nga Gostivari prej vitit 2016 radhiten njëra pas tjetrës, dhe nuk ka dyshim se përsëri në Gostivar do të fitohet me 24 prill, vetëm se nuk e di diferencën. Ende jam në dyshim nëse në Gostivar do të fitojmë me 5.000, 6.000 ose 7.000 diferencë ndaj kundërkandidatit tonë”, tha Taravari.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari po ashtu theksoi rëndësinë e tre ditëve të fundit të fushatës duke nënvizuar se kjo garë është personalisht për atë.

“Të mërkurën votohet dhe bëhet fjalë personalisht për mua. E di se ju çdoherë më keni përkrahur, në çdo garë politike dhe nuk kam dyshim se përsëri do ta jepni maksimumin tuaj, që në Gostivar ta bëjmë diferencën sa më të madhe”, tha Taravari duke shtuar se opozita e bashkuar shqiptare do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share