MPJ: Nga Sudani evakuohen katër shtetas të RMV-së

EVAKUIMI ME ASISTENCË TË ARABISË SAUDITE

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se gjatë ditës së djeshme, katër shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuar nga Sudani I përfshirë me përplasje luftarake. Evakuimi, sic njofton KlanM, është realizuar me asistencë të Arabisë Saudite, për cka Ministria e Jashtme ka dërguar falënderime të sinqerta – thuhet në komunikatë.

“Qytetarët e evakuar të RMV-së për momentin gjenden në qytetin Xheda të Arabisë Saudite. Ambasada ynë në Abu Dabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e atjeshme, për të kthyer të evakuarit në Maqedoninë e Veriut” – thonë nga MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme, sic percjell KlanM, njofton se deri tani janë evakuar 4.879 persona, prej të cilëve 139 – shtetas të Arabisë Saudite, kurse të tjerët janë nga 96 vende të botës, kurse nga rajoni ynë përveç vendit tonë ka nga Greqia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ministria e Punëve të Jashtme, sic thuhet në komunikatë, me vëmendje ndjek zhvillimin e ngjarjeve në Sudan dhe është në komunikim me vendet që kanë përfaqësi diplomatiko-konsulare në këtë vend, njofton KlanM.

Nga MPJ, sic njofton KlanM,  kanë vënë në dispozicion edhe numra të telefonit, nëse qytetarët gjenden në territorin e Sudanit ta kontaktojnë Ambasadën e RMV-së në Abdu Dabi dhe Kajro si dhe SOS Telefonin e Ministrisë së Jashtme.

ABDU DABI:

+971 56 441 7532 e-mail: [email protected]

KAJRO:

+201033615542 e-mail: [email protected]

SOS TELEFONI MPJ:

+ 389 75 273 732 e-mail: [email protected]

https://youtu.be/rLMwNQJ8Jfo

Lexo gjithashtu
Total
0
Share