Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nesër do të jetë për vizitë pune në Itali, ku së bashku me Nënkryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka do të zhvillojnë në Brindizi një takim ministror katërpalësh.
Në fokus të bisedimeve do të jenë mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së zbatimit të Korridorit VIII pan-europian që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi.
Ky takim i parë ministror katërpalësh pritet të shndërrohet në platformë politike, të cilën e ka iniciuar ministri Bujar Osmani, që nga viti 2021.
Iniciativa 8 (I8) është konceptuar si një platformë politike që do të ofrojë forum shtesë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimeve politike, ekonomike, të sigurisë, kulturore dhe sociale midis katër vendeve përgjatë Korridorit VIII.