Arrin në Kuvend propozimi francez, por sonte nuk do të ketë seancë

Propozimi francez nga qeveria ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku pritet kryeparlamentari Xhaferi të thirr seancë për votimin e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të nderuara mediume,

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ju informojmë se nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dërguar “Informacioni për përmbajtjen e propozim kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e propozuar nga ana e Kryesisë së Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor të vitit 2022”. Në pajtim me procedurat, materiali do të shpërndahet te deputetët dhe për procedimin e mëtejshëm, do të jeni të informuar në mënyrë përkatëse dhe në kohë.

Duke i pasur parasysh spekulimet, Ju informojmë se për sonte nuk është planifikuar seancë. Në çastin kur Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do e caktojë seancën, do ju informojmë në kohë, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share