MPB: Vetëm dje janë sanksionuar 264 shoferë për vozitje të shpejtë

”Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.04.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 264 drejtues mjetesh. Prej tyre 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 132 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 132 jashtë vendbanimit. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta” – thuhet në kumtesën e MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share