Ndalohen 8 persona, konfiskohet drogë narkotike
MPB-ja ka shkatëruar një grup kriminal që merrej me shitjen e drogave narkotike në rajonin e Maqedonisë Lindore. Ky grup, sipas policisë, ka pasur edhe mbështetje logjistike nga një zyrtar policor nga Policia e Berovës, që i kishte ndihmuar me informacione.
“Në koordinim me Departamentin për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standard profesionale është bastisur edhe shtëpia e zyrtarit policor A.K (38) nga Berova dhe janë konfiskuar tre celularë dhe dy kompjuterë”, thonë nga MPB.
Policia thotë se gjatë hetimeve në Prill dhe Maj 2023 ishin siguruar dëshmi dhe konfiskuar marijuanë dhe amfetamin, për cka penalisht ishin procesura dy persona nga Shkupi dhe një nga Vinica, që vuajnë paraburgimin.
Dje me urdhër gjykate janë kryer bastisje në tetë lokalitet në rajonet e përmendura, kurse janë gjetur marijuanë, amfetamin, kokain, celularë, automjete për shitjen e drogës, peshore digjitale e të ngjashme.
MPB-ja thotë se kundër tetë të ndaluarve do të ngritet kallëzim adekuat penal. /KlanMacedonia