Arrestohet një kontrabandist migrantësh: Iu gjetën 8 migrantë nga Siria

Në automjetin Audi A4 një 49 vjeçar nga Bogdanci ka transportuar ilegalisht 8 migrantë nga Siria, përcjell KlanM. Si pasojë, i njejti është arrestuar nga policia.

“Më datë 29.06.2023 rreth orës 18.10 në afërsi të Bogdancit nga ana e nëpunësve policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Dojran i Vjetër, është privuar nga liria personi P.G.(49) nga Bogdanci për shkak të dyshimit të bazuar se në automjetin “Audi A4” me targa të Gjevgjelisë, transportoi tetë migrantë nga Siria. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share