MPB: Nga 13 shkurti vlenë vetëm patentë shoferi me Maqedoninë e Veriut

MPB: NGA DATA 13 SHKURT NUK DO TË VLEJNË DOKUMENTAT E UDHËTIMIT

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nga ora 00:00 e datës 3 shkurt 2024, dokumentet e udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë pushojnë së vlefshmi dhe do të jenë të vlefshme vetëm dokumentet e udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo është në përputhje me ndryshimet ligjore të miratuara të cilat burojnë nga Marrëveshja e Prespës. “Lusim qytetarët me dokumente të vjetra udhëtimi të mos tentojnë të largohen nga vendi ynë sepse nuk do të jetë e mundur. Qytetarët me dy shtetësi do të mund të përdorin pa problem dokumentet e udhëtimit të shtetit tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga kjo ministri, theksojmë gjithashtu se çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut që vjen në pikën kufitare për të hyrë në vendin tonë, do të pranohet pa marrë parasysh dokumentin e udhëtimit me të cilin vijnë. Sa i përket letërnjoftimeve, i njoftojmë qytetarët se ato do të jenë të vlefshme edhe pas datës 13 shkurt dhe qytetarët do të mund t’i përdorin ato pa pengesa në territorin e vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Sa i përket patent shoferit, MPB-ja i njofton qytetarët se nga ora 00:00 e datës 13 shkurt do të vlejë vetëm patentë shoferi me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share