Gjoba për 152 shoferë në Shkup, 87 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa nga të cilat 87 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 8 masa për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share