MPB: Krimi me automjetet – Interpoli aksion në 77 vende

MPB-ja në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, Prokurorinë Publike, Inspektoratin e Tregut dhe DAP-in, në koordinimin me Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpolit, kanë marrë pjesë në operacionin global kundër krimit me automjete.

Aksioni, sic njofton KlanM, është zbatuar në 77 vende, ku janë zbuluar 1.121 automjete dhe 64 motoçikleta të vjedhura.

Në territorin e RMV-së gjatë aksionit janë kryer 1.540 kontrolle të personave dhe 1.467 për automjete. Janë konfiskuar 10 automjete dhe një motoçikletë që dyshohen si të falsifikuara.

Gjatë kontrollit të një vendshitjeje për pjesë të veturave, sic përcjell KlanM komunikatën e MPB-së, janë identifikuar parregullsi në 62 automjete, me cka personi juridic dhe personi përgjegjës kanë kryer veprën penale sipas Nenit 278-b paragrafi 3 të Kodit Penal.

MPB-ja u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë blerjes së automjeteve të vjetra të importuara nga vendet e huaja, veçanërisht rreth besueshëmrisë së dokumenteve dhe origjinës së automjeteve konform vendit nga ku importohen. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share