MPB heton rastin e nxënëses që iu gjet lista kërcënuese me emra të shokëve

Tek një nxënëse në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup është gjetur një listë emrash, e cila përputhej me emrat e shoqeve të saj. Vajza, siç thuhet është më pak se 14 vjeç, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe policia. Prej ditës së djeshme po kryhen veprimet për zbardhjen e rastit, ndërsa janë njoftuar edhe prindërit. Përmbajtja e letrës nuk bëhet e ditur, ndërsa shumica e mediave raportojnë se bëhet fjalë për përmbajtje kërcënuese.

“Një 47-vjeçare ka raportuar se në një shkollë fillore në zonën e Qendrës, një nxënëse e shkollës ka bërë një listë të kërcënimeve ndaj shokëve të klasës. Është njoftuar drejtori i shkollës, Qendra për Çështje Sociale dhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

“Ne jemi njoftuar për rastin. Ai është duke u dokumentuar”, thonë nga Prokuroria.

Autoritetet në vend vijojnë diskutimin rreth përgatitjes së stratëgjive për të shmangur raste të ngjajshme me atë në Serbi ku ditë më parë një nxënës i shkollës fillore kreu masakër ndaj shokëve të klasës, ndërsa tek ai ishte gjetur edhe një listë me emra, të cilët thuhet se kanë qenë cak i sulmit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share