Gjatë natës së kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpunës policorë nga liria kanë privuar shtetasin e R. Kosovës, tek i cili janë gjetur migrantë nga Siria.
“Më datën 19.10.2022 në ora 19:20 minuta në rrugën rajonale Dojran- Vallandovë, aksi udhëkryqi f. Furkë në drejtim të f. Dedeli, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare dhe Kontrollime Kufitare Dojran i Vjetër dhe të Stacionit Policor Vallandovë, së bashku me pjesëtar të Armatës të RMV-së, e kanë privuar nga liria I.SH (22) nga Republika e Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij “citroen”, me targa nacionale të Kosovës, janë gjetur gjashtë persona migrantë nga Siria”.
Nga MPB njoftojn se migrantët janë transferuar në qendrën tranizitore-pranuese për procedurë të mëtutjeshme, kurse kontrabanduesi është mbajtjur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me Prokuror Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuatë.