Ndalohet, më pas lejohet klubi maqedonas në Bllagoevgrad

FTESË PËR KRYEMINISTRAT NË SOFJE DHE NË SHKUP NË HAPJEN E TIJ

Organizata politike “OMO Ilinden Pirin” pas së cilës për dekada me rradhë qëndrojnë një grup Maqedonasish në Greqi, në rrjetet sociale ka publikuar se në fund të muajit do të hapin klub maqedonas në Bllagoevgrad, me emrin “Nikolla Vapcarov”. Për momentin nuk ka detaje për atë kur dhe pse autoritetet komunale, të cilat fillimisht e ndaluan hapjen e klubit, kanë ndërruar mendje.

Organizata e cila për dekada me rradhë angazhohet për të drejta të garantuara të njeriut dhe etnike të Maqedonasve në Bullgari, “OMO Ilinden Pirin”, me seli në Bllagoevgrad, në faqen e saj në Facebook mbrëmë ka publikuar se Klubi i Maqedonasve në qytet megjithatë do të hapet, duke i ftuar Kryeministrat e të dyja vendeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Klubi jonë modest kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” do t’i hapë dyert në Bllagoevgrad më 30 tetor. Klubi ka për qëllim ta zhvillojë kulturën tradicionale dhe moderne maqedonase, të ndërtojë urë kulturore në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, t’i përforcojë lidhjet në mes Maqedonasve dhe Bullgarëve dhe Maqedonasve nëpër botë. Themelohet nga Komiteti Inicues, në përbërjen e të cilit është edhe Shoqata për “Mbrojtjen e të drejtave themelore individuale të njeriut”, i regjistruar në pajtueshmëri me ligjin bullgar” – thonë nga OMO Ilinden Pirin.

Kjo vijoi pasi Komuna e Bllagoevgradit për disa ditë e ndaloi hapjen e klubit, në mes tjerash me arsyetimin se Nikolla Vapcarov është poet dhe revolucionar bullgar. Bullgaria mohon pakicën maqedonase në vend, duke mos lejuar asnjë organizatë, as aktivitete të njerëzve që deklarohen si Maqedonas, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit. Gjykata për të drejta të njeriut në Strazburg deri më tani ka marrë më shumë se dhjetëra vendime në dobi të maqedonasve bullgarë, gjë që Sofja zyrtare e injoron. Nga ana tjetër, Bullgaria insiston në respektimin e të drejtave të Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke ndihmuar hapjen e disa klubeve, por edhe duke e kushtëzuar rrugën evropiane të vendit me përfshirjen e Bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Biljana Gjeorgjievska

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share