Përballja Arsimi – Besa, festë për gjithë futbolldashësit e Pollogut

Të shtunën në stadiumin e Reçicës së Madhe, me fillim në orën 16:00, do të zhvillohet, ndeshja derbi i javës së 25-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Dy ekipet  janë maksimalisht të përgatitur që para tifozëve  që pritet të jenë numër të madh të japin më të mirën e tyre. Këtë e pohoi edhe trajneri i skuadrës nga Çegrani, Vildan Saliu

“Ndeshja kundër K.F. Besës do të jetë një ndeshje tipike derbi i Pollogut. Gati se të dy ekipet janë duke i realizua qëllimet e veta që kanë, andaj besoj se do jetë një ndeshje për ta shijuar në maksimum. Ne jemi shumë të motivuar që ta mposhtim liderin dhe tërë javës kemi punua në këtë drejtim dhe në bëz të analizës që kemi bërë kundërshtarin! Dhe tjetra është se do të luajmë për vlerë shtesë për ekipin tonë, lojtarët tanë dhe tifozët tanë armatën verdh e zi!” deklaroi  trajneri Vildan Saliu

Ndeshja  Arsimi – Besa, luhet në stadiumin e Reçicës së Madhe gjithsesi, se do të jetë festë e madhe për të gjithë futbolldashësit. Takimi fillon në ora 16:00, ndërsa drejtësinë ta ndaj  referi  tetovar Aleksandar Urosheviq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share