MPB: Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë – transportonin drogë në vlerë 10.000 euro!

Policia anti-drogë gjatë së shtunës ka privuar nga liria dy shtetas të Shqipërisë. Sipas policies, sic percjell KlanM, bëhet fjalë për shtetasit shqiptar me iniciale A.N (64) dhe F.T (56).

MPB-ja njofton se njësiti anti-drogë në koordinim me Policinë e Tetovës, në pikëpagesën rrugore në Tetovës kanë ndaluar një automjet “Mercedes” me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga A.N, me bashkudhëtarin F.T dhe sic njofton KlanM, për shkak të dyshimeve për transport droge, është kryer bastisja e makinës ku është përdorur edhe qeni i doganës.

“Gjatë bastisjes, në gomën rezervë në hapësirën e bagazhit të automjetit janë gjetur tre paketime me marijuanë, në sasi prej rreth 3 kg me vlerë të përgjithshmë 10.000 euro. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe nga ana e SPB-Tetovë pas kompletimit të dokumentacionit të përgjithshëm do të dorëzohet kallëzim penal në PTHP – Tetovë” – thuhet në komunikatën e MPB-së. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share