MPB: 134 gjoba në Shkup, 17 vozitës pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme, dje (14.09.2022), ka vijuar me kontrolle të intensifikuara në fushën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 masa, nga të cilat 11 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, një masë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Gjashtë masa janë shqiptuar për automjetet e paregjistruara, tre sanksione për shofer fillestar, tetë sanksione për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 3 masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe)…

Kontrollet e përforcuara  vazhdojnë. Nga MPB apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share