Një britanike 34-vjeçare është e para në vendin e saj mbi të cilën u krye transplanti i mitrës, një operacion që jep shpresë për ata që dëshirojnë të kenë fëmijë.
Pacientja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, iu nënshtrua tranplantit në in spitalin Churchill në Oksford në muajin Shkurt dhe organi iu dhurua nga motra e saj 40-vjeçare, raporton “Reuters”.
Kirurgia Isabel Quiroga shprehet se pacientja ishte shumë e lumtur për ndërhyrjen. “Ajo ishte shumë e lumtur, kishte shumë lot, emocion, ishte shumë e lumtur dhe dhuruesja akoma më shumë pasi pati pak më tepër kohë për t’u rikuperuar nga anestezia. Ishte një moment i gëzuar për të gjithë”.
Richard Smith, një prej kirurgëve të ekipit prej 20 mjekësh që morën pjesë në operacion, tha se gruaja ka nisur të ketë cikël menstrual dhe mundësia për të patur fëmijë është e lartë.
“Po shërohet shpejt. Ka nisur të ketë menstruacione dhe kjo do të thotë se shanset për të patur një fëmijë janë shumë të larta. Ajo duhet të ndjekë terapi imunosupresive, të vëzhgohet nga afër dhe ne shpresojmë të kryejmë vendosjen e një embrioni në vjeshtë”.
Transplanti i parë në botë i mitrës u krye në vitin 2000 në Arabinë Saudite te një grua 26 vjeçe./tvklan.al