Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë i vranët me erë të fortë, herë pas here të fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 kilometra në orë). Pasdite nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të ketë reshje shiu fillimisht në pjesët perëndimore.

Gjatë orëve të natës reshjet do të përhapen kudo, të ndjekura me bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 24 gradë.

Ditën e shtunë do të mbajë mot i vranët dhe më i freskët me reshje shiu në disa vende të bollshme (mbi 30 l/m2), ndërsa lokalisht do të jetë i rrëmbyeshëm dhe i përcjellë me bubullima. Të dielën do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore priten reshje shiu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më pas gjatë javës së ardhshme të punës do të mbizotërojë mot stabil dhe me diell, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të larta, por me trend në rënie.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share