Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 40 gradë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

UV indeksi do të jetë = 9.

Në Shkup do të mbaj mot me diell me pak vranësira.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.

Moti do të qëndrojë shumë i ngrohtë deri të mërkurën.

Të mërkurën pasdite dhe të enjten gjatë ditës do të jetë i paqëndrueshëm, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share