LAMM: Në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka vonesa më të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë dhe  në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga LAMM rekomandojnë rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./KLanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share