Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Në pjesën më të madhe të vendit moti sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Në disa vende vranësirat do të rriten, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore të vendit dhe në viset malore do të ketë kushte për reshje shiu.

Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 29 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 27 gradë Celsiusë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share