Aliu dhe Mexhiti: Nuk do të dorëhiqemi!

Nuk do të dorëhiqemi, e as që vlerësojmë se partia do të kërkojë shkarkimin tonë – kanë deklaruar Ministrat për Shëndetësi dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.

Sipas tyre, ASH-ja është unike, nuk ka fraksione dhe ka organe legjitime dhe Kryetar legjitim, Arben Taravarin.

“Do të luftojmë deri në fund për të dëshmuar se kjo që po ndodh me aktivistët e partisë sonë, së pari nuk ëhstë në rregull dhe nuk është demokratike. Sipas të gjitha gjasave u pengojnë rezultatet që I kanë ministrat e ASH-së. Me siguri se presin që të japim dorëheqje. Nga sonte u them, ne nuk do të dorëhiqemi. Nëse kanë mundësi dhe metodologji tjera le të provojnë” – ka deklaruar Azir Aliu.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share