Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior.

Pasdite në pjesët jugperëndimore të vendit moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 22 deri në 30 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29 gradë Celsiusë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share