Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. UV=7, raportoi DPH.

Në Shkup me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë të fortë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë, thonë nga DPH.

Periudha e motit shumë të nxehtë do të vazhdojë. Një nivel rreziku i verdhë me temperaturë të lartë do të jetë aktiv kudo. Pasdite në vend të kësaj do të ketë paraqitje të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të marrin formë stuhie, sidomos ditën e shtunë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share