Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 36 °C. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 °C.

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore, në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht stabil me rritje të temperaturës ditore, e cila nga e enjtja deri të dielën në pjesën më të madhe të vendit do të kalojë 35 °C.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share