Moti i lig kaplon vendin

ZBRAZJE ELEKTRIKE, SHIRA TË RRËMBYESHËM, ERËRA TË FUQISHME!

Në rajonin e Shkupit, moti i lig nisi nga Komuna e Sarajit.

Zbrazje elektrike, shira të rrëmbyeshëm, erëra të fuqishme – këto ishin pamjet që mbretëruan pasditen e së shtunës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Shkup edhe pse zgjati shumë pak, pas vetes la dëme të mëdha…

Drunj të rrëzuar, vetura të dëmtuar, rrugë të përmbytura e të bllokuara ishte bilanci i motit të lig.

Mot i lig ka mbretëruar edhe në Rajonin e Tetovës. Pamjet nga rrjetet sociale flasin për rrugë të përmbytura dhe stuhi në Komunën e Tearcës…

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike paralajmëroi se pasdite dhe në orët e mbrëmjes, vende – vende do të ketë zhvillime të vranësirave jostabile me shi, breshër, bubullima dhe erë të përforcuar.

Metereologët, thonë se për shkak të energjisë së madhe të akumuluar në atmosferë, lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të lig.

Përkeqësimi i motit, sipas metereologëve, është bërë për shkak të ndikimit të një mase të madhe të lagësht jostabile ajrore që vjen nga perëndimi dhe veriperëndimi. Gjatë fundjavës, sërish në shumë vende do të ketë mot jostabil.

Stabilizimi kalimtar i motit pritet të hënën./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share