Moti i ftohtë shkakton kaos për celularët iPhone

Temperaturat e ulëta mund të jenë problem për përdoruesit e iPhone. Nëse celularit i bie bateria shpejt apo nuk ndizet, ‘fajtor’ është moti i ftohtë.

Kjo nuk është e pazakontë, madje Apple i ka dedikuar një hapësirë të veçantë kësaj problematike në faqen zyrtare.

“Në kushtet e temperaturave të ulëta apo të larta, mund të bëjnë që pajisja të ndryshojë sjelljen e saj për të rregulluar temperaturën. Përdorimi i një pajisjeje iOS në mot të ftohtë jashtë spektrit të tij operativ mund të shkurtojë përkohësisht kohëzgjatjen e baterisë”.

Apple shton se temperaturat e ulëta mund të bëjnë që pajisja të fiket. “Kohëzgjatja e baterisë do të kthehet sërish në normalitet kur pajisja të vendoset në temperatura më të larta ambienti”.

Por pse ndodh ky problem? Celularët përdorin bateri me jone litiumi që përmbajnë një lëng elektrolitik. Kur është ftohtë, ai kristalizohet dhe rryma nuk qarkullon si duhet në bateri. Kjo sjell uljen e rendimentit të baterisë dhe ndonjëherë, fikjen e celularit. Megjithatë, sapo qëndroni në një mjedis më të ngrohtë, celulari funksionon si më parë.

Lajmi i mirë është se problemi i vërtetë nuk është moti i ftohtë, por i nxehtë. Ndryshe nga i pari që e shkurton përkohësisht kohëzgjatjen e baterisë, temperaturat e larta kanë efekt të përhershëm./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share