Mot vjeshte: Reshje shiu dhe borë në viset malore!

SHIU NDIHMON NË LOKALIZIMIN E ZJARREVE

Ndryshimi drastik i motit dhe reshjet e shiut sollën uljen e temperaturave deri më 10 gradë. Në vendin tonë mbretëron kohë vjeshte kurse temperaturat shkojnë në intervalin nga 7 deri 15 gradë Celsius. Shumica e amvisërive tashmë kanë aktivizuar ngrohjet e shtëpive dhe banesave.

Metereologët njoftojnë se reshje më intensive shiu priten në pjesën perëndimore të vendit me 20 litra në metër katror.

Por, jo vetëm kaq. Metereologu Slavço Popovski, ashtu sic kishte paralajmëruar, në profilin e tij në Facebook ka publikuar pamje të borës së re. Bëhet fjalë për malet e Korabit dhe Titov Vrvit që janë në lartësi mbidetare mbi 2.500 metra.

Metereologët thonë se moti me shi dhe i ftohtë do të mbretërojë deri të premten kur pritet sërish të kthehet moti më i ngrohtë dhe me diell.

Nëse reshjet e shiut kanë ndikuar dukshëm në uljen e temperaturave, padyshim se pozitivisht kanë ndikuar në shuarjen e zjarreve.

MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme me kërkesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza, ka dërguar helikopterin BEL – 412 EP në vatrat e zjarrit në rajonin e Velesit dhe Komunës së Sarajit.

Sic njoftohet, për të lokalizuar zjarret, në disa fshatra të Velesit janë hedhur mbi 55 ton ujë kurse në rajonin e Kondovës mbi 7 ton ujë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share