NDRYSHIMI I MOTIT
Mot i lig e jostabil i shoqëruar me rreshje të rrëmbyeshme shiu dhe breshëri, pasdite ka kapluar Rajonin e Pollogut, konkretisht Tetovën me rrethinë.
Drejtoria për Punë Hidrometereologjike ka njoftuar se moti I lig lëviz në drejtim të Luginës së Shkupit, kurse proceset vende-vende do të jenë në formë të motit të lig.
Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje të motit të lig në Rajonin e Tetovës, ku shihet se reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë bllokuar disa rrugë për hyrje në Tetovë, kurse errërat e fuqishme kanë rrëzuar drunjtë nëpër disa rrugë rajonale.
Shiu I rrëmbyeshëm në Tetovë kishte zgjatur 45 minuta, kurse sipas njoftimeve të para, janë përmbytur pjesë të qytetit, kurse qytetarët bëjnë thirrje për ndihmë.
Nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës kanë kërkuar të çkyçet rryma në gjithë qytetin për shkak të rrezikut nga goditja e rrymës ngase janë përmbytur bodrume të shumë shtëpive dhe objekteve.
Ndryshe, tashmë disa ditë vendi ynë gjendet në fazën portokalli nga I nxehti afrikan, kurse metereologët kanë paralajmëruar se nga pasdita e sotme nisin proceset e motit jostabil për shkak të valës së ftohtë ajrore në atmosferë që vjen nga drejtimi mesdhetar.
Moti jostabil do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, vecanërisht në orët e pasditës, kurse autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët. /tvklan.mk/