Disa objektiva sulmuan bazën ushtarake Kirovske në Krime, evakuohen mbi 2000 persona
Rusia nisi një sulm masiv ajror në portin ukrainas të Odesës për të dytën herë me radhë, sulm të cilin një zyrtar ukrainas e përshkroi si një sulm djallëzor.
“Sulmi ishte shumë i fuqishëm, me të vërtetë masiv”, tha Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odesës.
Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 37 nga 63 raketat duke përfshirë 23 dronë. Alarmet për sulm ajror u ndezën në kryeqytet mëngjesin e kësaj të mërkure.
Sulmi vjen pasi Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e mbështetur nga OKB-ja për eksporte të sigurta të grurit në Detin e Zi, një vendim që ngriti shqetësim kryesisht në Afrikë dhe Azi për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe urisë. Rusia ka deklaruar se do të rikthehet në marrëveshjen e grurit vetëm nëse kërkesat e saj plotësohen.
Pas Odesës, disa objektiva sulmuan me dron terrenet e stërvitjes ushtarake në rrethin Kirovske në Gadishullin e Krimesë duke detyruar evakuimin e më shumë se 2,000 njerëzve dhe mbylljen e autostradës Tavridy.
Mediat ukrainase raportuan se një depo municioni mori flakë pas sulmit ajror. Zjarri vjen dy ditë pasi një shpërthim dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, që la dy persona të vdekur, për të cilën Moska fajësoi Ukrainën, ndërsa presidentin rus Vladimir Putin u zotua për hakmarrje.
Gjashtë javë që kur Ukraina nisi një kundërofensivë në lindje dhe jug, Rusia po kryen një ofensivë tokësore në verilindje. Forcat ukrainase përparuan sërish pranë Bakhmutit në lindje, një qytet që u pushtua nga forcat ruse pas disa muajsh beteje.
Klan News