Interpol: Megaoperacioni, sekuestrohen mbi 200 tonë kokainë në Amerikën Latine

ARRESTOHEN MBI 14 MIJE PERSONA, KONFISKOHEN MBI 8000 ARME NE OPERACIONIN E ZHVILLUAR NE 15 VENDE

Mbi 14 mijë persona janë arrestuar gjatë një megaoperacioni të zhvilluar nga Interpol në bashkëpunim me autoritetet e Amerikës Latine. Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 200 tonë kokainë me një vlerë 5.7 miliardë euro, si dhe mbi 8  mijë armë zjarri ilegale.

Një operacion i madh i realizuar nga Interpol në bashkëpunim me autoritetet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore ka cuar në arrestimin e 14,260 personave. Në këtë operacion janë sekuestruar rreth 8,263 armë zjarri ilegale si dhe 305,000 fishekë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për një periudhë kohore nga 12 marsi deri në 2 prill të këtij viti janë sekuestruar 203 ton kokainë dhe lloje të tjera drogash që kapin një vlerë prej 5.7 miliardë eurosh. Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë grupin brazilian të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e të rinjve të Salvadorit, Mara Salvatrucha dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore.

Operacioni u zhvillua në 15 vende. Autoritetet indentifikuan gjithashtu edhe një sërë krimesh të tjera si korrupsioni, mashtrimi, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi mjedisor dhe aktivitetet terroriste. Më shumë se gjysma e “armëve të krimit” të gjetura dhe të gjurmuara në Amerikën Qendrore janë me burim nga Shtetet e Bashkuara dhe ky nivel është afër 70% për Meksikën dhe është rreth 80% në të gjithë Karaibet.

 “Fakti që një operacion i konfiskimit të armëve ka rezultuar në kapje të një sasie kaq të madhe të drogës, dëshmon se këto krime janë të ndërlidhura. Ne, si zyrtarë për zbatim të ligjit, duhet të tregojmë vendosmëri për t’i shkatërruar këto grupe në çdo rajon të botës,” u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.

Forcat e zbatimit të ligjit në 195 vendet anëtare të INTERPOL-it kanë raportuar sekuestrime rekord droge gjatë vitit të kaluar dhe në shumë raste, një rritje të dhunës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share