Moranë: Nxënësit ”ngrijnë”, shkolla pa rrymë – mbahen vetëm tri orë mësimore (VIDEO)

Enisi dhe Iseni kanë mbetur në oborrin e shkollë e orë mësimore kanë mbajtur vetëm tri orë, pasi në shkollë është ftohtë.

Ka disa ditë që nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, siç njofton KlanM, lëshohen në shtëpi më herët pasi që nuk ka rrymë elektrike.

“Kjo është katastrofë. Shkojnë me mësim prapa dhe jo përpara. Në vend se t’i mbajnë shtatë orë I mbajnë vetëm tri orë dhe shkojnë në shtëpi. Çdo natë lajmërohem dhe I pyes ku ëshëtë problem ata na japin përgjigje të ndryshme”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në shkollë vinë në mëngjes vetëm një ore pasi që është ftohtë i lëshojnë pasi që ska rrymë. Kjo është prej fillimit të gjysmevjetorit të dytë. Asnjëri nuk merr masa”

Shkuam për te pyetur drejtorin e shkollës se ku qëndron problemi ai nuk ishte në zyrë por përmes telefonit tha:

“Për problemin e shkollës janë të infromuar kompetentët EVN dhe Komuna. Kur pritni zgjidhjen e problemit? Ne nuk lajmrohemi një apo dy herë, jemi lajmëruar me dhjetëra herë tek këto institucione ku thuhet se do të sanohet dhe do të rregullohet kjo gjë. Ne nuk mundemi t’I mbajmë nxënësit më tepër se tre orë pasi që koha është e freskët pasi që mund të ftohen” – tha drejtori i shkollës Naim Frashëri

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki tha për KlanM se nesër do të prononcohet para kamerave pasi që sot nuk është në zyrë për të dhënë deklaratë pasi që ka takime me banorët.

Kontaktuam edhe EVN-në ku thonë se trafostacioni i ka defekt dhe për momentin dy faza janë jofunksionale.

“Ky defekt përsëritet, edhe pse disa herë është sanuar. I njejti është pasojë e shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal të energjisë elektrike nga ana e banorëve. Ekipet e Elektrodistribuimit shpesh pengohen të punojnë dhe ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike nga ana e banorëve të fshatit” – thonë nga EVN.

Nga EVN shtojnë se është e pamundur të sanohen defekte përderisa punonjësve në terren iu ndalohet qasja deri tek objektet energjetike dhe nuk kanë kushte normale për punë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share