Opozita Shqiptare: Thirrje KOM-it, të hiqet kryqi nga Kodra e Diellit!

KASAMI: DIKUSH SYNON TË KRIJOJË INCIDENTE DHE KONFLIKT MES QYTETARËVE

Lidhja Evropiane për Ndryshim I ka bërë thirrje sot Komisionit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Fetare që të ndërmerr masa rreth kryqit të vendosur të enjten në Kodrën e Diellit.

Nga ky bllok politik vlerësojnë se, ky akt është një provokim  që synon prishjen e paqes, harmonisë dhe marrëdhënieve ndërtnike e ndër-religjioze në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Me vendosjen e kryqit, dje, krijohet përshtypja se dikush qëllimisht synon të krijojë incidente dhe të krijoj konflikt të ri mes qytetarëve. I bëjmë thirrje Komisionit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Fetare, Kishës Ortodokse Maqedonase, Arqipeshkvisë së Ohrit, gjegjësisht Mitropolisë së Tetovës, që konform kompetencave të tyre të marrin masa e ta heqin vetë këtë kryq, e mos lejojnë që feja të shdërrohet në vegël për të krijuar tensione mes qytetarëve tanë” – tha Bilall Kasami, Lëvizja BESA.

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëkohësiht kryetari I Komunës së Tetovës, po ashtu i bëri thirrje edhe inspektoratit të nndërtimit që të ndërmerr masa.

“Njëkohësisht bëjmë thirrje Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, si organ me kompetenca të drejtpërdrejta në këtë çështje, që të veprojë sa më shpejtë në përputhje me detyrat e saj. Ne e dimë se ky institucion është nën udhëheqjen e BDI-së dhe nëse nuk veprojnë do t’i konsiderojmë partner të heshtur me partitë maqedonase, më parë me VMRO-DPMNE-në, tash me LSDM-në, ndaj i bëjmë thirrje që urgjentisht t’i bashkohen aksionit në bazë të detyrimeve të tyre ligjore, sepse nxitje të tilla janë të pafalshme për këdo qoftë” – tha Kasami.

Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit nxiti reagime të shumta në opinion.

Ndërkaq, nga BFI e cilësuan këtë si një akt jo qëllim mirë që nxit tensione ndërfetare dhe ndërnacionale. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share