Moraçanin: Nuk pres sot të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Kryetarja e DOM-it, Maja Moraçanin, pret që takimi I sotëm i liderëve të jetë konstruktiv.

Pres të kemi diskutim komunikativ, për shkak se të gjitha partitë publikisht deklarohen se janë proevropiane. Nuk pres që sot të arrihet marrëveshje, duke marrë parasysh deklaratat e opozitës se kërkojnë garanca plotësuese për ndryshimet kushtetutese, por mirë është që bashkërisht të bisedojmë për cështjet strategjike të rëndësishme për vendin dhe popullin. Nuk e di se cilat janë garancat që I kërkon opozita, më pas mund të bisedojmë se kush mund t`i sigurojë” – ka thënë Moraçanin para nisjes së takimit të liderëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share