Mjekja Farizi: “Nuk bëra gabim që migrova në Gjermani, këtu doktorët punojnë pa “bakshish” (VIDEO)

Mjekja Isnisha Farizi e cila nga Maqedonia ka ikur në Gjermani në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni tha se nuk ka bërë gabim që ka migruar në Gjermani pasiqë atje punohet barabartë dhe nuk duhet të japësh mito apo ”bakshish” për tu mjekuar.

”Në fillimet e mia, në muajt e parë shpeshherë e kisha gatishmërinë dhe dyshimin të kthehem në Maqedoni, sepse kisha dhën mund për të arritur aty ku isha atëher. Dhe të vijsh në një vend me kulturë të huaj me gjuhë të huaj me njerëz të huaj ishte tepër e vështirë dhe shpeshherë thoja do kthehem sepse dikush duhet të luftojë për të ardhmen e vendit tonë. Mirëpo tani kam bërë disa vite këtu kam marrë familjen këtu, fëmijët kanë hyrë në shkollë dhe të gjithë këtu jemi të barabartë nuk shihet cilës parti i takon pra nëse je i sëmurë do të trajtohesh njejtë si pacientët tjerë pa asnjë korrupsion apo ”bashksish” – tha doktoresha Farizi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share