Mjekimi i kancerit: Zvicra me mbështetje për institutin rajonal

VENDET BALLKANIKE NË GARË PËR NIKOQIRIN E MINI-CERN

Dy të tretat e të sëmurëve me kancer në vendet e zhvilluara perëndimore mund të shpresojnë për shërim, por statistika thotë se në Ballkan fat të tillë ka vetëm për një të tretën e të sëmurëve. Arsyet, sic percjjell KlanM, kryesisht bazohen në diagnostikimin e vonuar dhe pajisjeve të pamjaftueshme teknike të sistemeve shëndetësore. Kjo është një nga arsyet kryesore pse një grup shkencëtarësh nga më shumë vende ballkanike angazhohen për hapjen e të ashtuquajturit Mini-Cern ose Instituti Ndërkombëtar për mjekimin e kancerit me rreze të protoneve dhe të joneve dhe kërkime nga fusha e biomjekësisë. Disa vende nga rajoni, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut, kandidojnë që të jenë nikoqir të qendrës.

ENevoja për qendër bashkëkohore për mjekimin e kancerit me rreze të joneve në Ballkan është evidente edhe nga statistikat që tregojnë shanse më të vogla për të mbijetuar të pacientëve me tumore malinje dhe në përgjithësi jetë më të shkurtër për shtatë deri tetë vjet të popullsisë, në krahasim me banorët e vendeve të zhvilluara perëndimore.

“Ballkani është zonë gri, si dhe disa nga ishrepublikat sovjetike të cilat janë kuadër të Evropës, zonë gri, sepse nuk kanë as terapi me protone, as terapi me karbon dhe rreze jonike. Kjo do të thotë se pacientët nga zonat tona nuk e kanë atë mundësi t’i mjekojnë tumoret të cilat më së miri mjekohen me atë lloj terapie” – tha Mimoza Ristova, profesoreshë.

Kryetari i Bordit Udhëheqës për ndërtimin e Institutit Ndërkombëtar për teknologji të qëndrueshme për vendet e Evropës Jug-lindore, fizikanti bullgar Leandar Litov, në intervistë për KlanM thotë se projekti është i rëndësishëm për popullsinë, por edhe për shkencën në rajon.

“Dëshirojmë të formojmë qendër shkencore. Kjo do të thotë vendosja e një infrastrukture unike, që është unike edhe për Evropën, por edhe për botën, ku kërkimet e tyre shkencore mund t’i kryejnë shumë njerëz. Presim mbi 1000 shkencëtarë nga Evropa të vinë në atë qendër dhe bëjnë kërkime. Kjo do të jetë mundësi për bartjen e njohurive dhe teknologjive nga qendrat udhëheqëse në Evropë dhe në botë drejt rajonit tonë.” – tha Leandar Litov, profesor.

Që të tejkalohen tensionet e zakonshme ballkanike, që më së shpeshti janë me prapavijë politike, sic percjell KlanM, realizimi i projektit ndihmohet nga qeveria zvicerane, theksoi ambasadorja Aleksandra Bauman, në bisedë për Klan-Debat.

Për Zvicrën, diplomacia shkencore, përkatësisht bashkimi i shkencës dhe diplomacisë është aspekt shumë i rëndësishëm i punës diplomatike që bëjmë. Ky projekt mundëson të bashkohen shkëncëtarë nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor që të punojnë për arritjen e qëllimeve më të larta” – tha Aleksandra Bauman, ambasadore Zvicër.

Maqedonia e Veriut, sic njofton KlanM, do të aplikojë që të jetë nikoqire e qendrës kërkimore, ndërtimi i së cilës pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2030, ndërsa do të kushtojë rreth 250 milionë euro, nga fondet evropiane dhe vendase të vendeve pjesëmarrëse. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share