“Mjekët specializantë paguhen vetëm 29.000 denarë, pa sigurim” – Mexhiti: Duhen intervenime në gjithë sistemin shtetëror

Intervenime rrënjësore në sistemin shtetëror ka kërkuar Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ai ngul këmbë se shëndetësia është njëra nga shtyllat kryesore për një shtet. Mexhiti shpreh keqardhje për mënyrën se si po largohen mjekët dhe personeli mjekësor nga vendi drejt Evropës. Sipas tij, po punohet për një plan që do t’i mbajë mjekët brenda vendit, duke përmendur edhe gjendjen me specializantët, të cilët përveç se paguhen pak, nuk u paguhen as kontributet tjera, si sigurimi shëndetësor dhe ai pensional, përcjell KlanM.

“Specializantët tani marrin diku tek 26 mijë deri 29 mijë denarë, por nuk kanë sigurim. ne kemi kërkuar prej Ministrisë së Financave dhe bashkë me ministrin e kemi diskutuar që derisa i paguajmë 29 mijë denarë, t’ua bëjmë 50 mijë për një rrogë normale me gjithë kontributet dhe këta specializantë t’i punësojmë. Për momentin ne nuk mund të krahasohemi me shtetet evropiane. Pas pandemisë së Covid-it, krizës ekonomike, ne jemi shtet social e nuk mundet në një shtet social ku nuk paguhen kontributet sa duhet e të kërkosh shëndetësi. Duhet të paguajnë më tepër edhe pacientët sigurime. Dikush ka firmë, por asnjë punëtor nuk e ka të siguruar. Edhe kjo nuk është në rregull. Prandaj duhen intervenime sa më të mëdha në gjitha sistemet e shtetit”, theksoi Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share