Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Deri në fund të ditës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, bubullima dhe erë të fortë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se proceset në vend, sidomos në orët e natës, do të jenë më intensive me reshje të shiut, erë të fortë, ndërsa do të ketë kushte edhe për paraqitje të breshëritë.

Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i freskët, i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Sipas DPHM, nga e hëna pritet që moti të stabilizohet dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share