Mjekët familjar do të mbykqyren gjatë dhënies së termineve për rezonanc magnetike

MEXHITI: DO TË VAZHDOJMË NË INVESTIME TË PAISJEVE TË REJA

Mjekët familjar do të kontrollohen për mënyrën e dhënies së termineve për rezonancë magnetike, kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, përcjell KlanM. Ai shtoi se në sistemin “termini im” do ti mbikëqyrin të gjithë mjekët që japin termine për rezonancë Magneti. Ai tha se radiologjia do të centralizohet me qëllim funksionimin më të mirë.

“Ne do ti vëzhgojm në “TERMINI IM”, të gjithë mjekët që japin, për shembull, udhëzime për rezonancën magnetike, sepse e di si e bëjnë, e ndryshon diagnozën dhe e jep udhëzimin,, sepse urgjenca në shëndetësi është çështje shumë komplekse. Ai mund të të vijë edhe me dhimje të lehtë koke, por nga ajo mund të dalë diçka. E decentralizojmë radiologjinë, sepse ashtu funksionon më mirë. Online të lexohet që mos pritet, por që ka përmirësim ka përmirësim, por e dini se në medicinë, shëndetësia është e tillë, punë me përqindje, me përqindje ngadalë po përmirësohet”, tha Fatmir Mexhiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka vizituar sot Institutin Universitar për Radiologji, me rastin e promovimit të aparatit të ri digjital me rreze X për imazhe dinamike fluoroskopike dhe radiografike të fëmijëve në këtë institucion. Siç njofton Mexhiti Institucioni ka marrë edhe mamografi me tomografi dhe biopsi stereotaksike, si dhe eko aparat me elastografi, të cilat janë të rëndësishme për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share