Mjegulla bëhet shkak për aksident masiv në një autostradë në Itali

Emilia Romagna Rritet me kalimin e minutave numri i të plagosurve nga një aksident masiv të ndodhur për shkak të mjegullës në autostradën A22 në Modena, mëngjesin e kësaj të hëne.

Në aksident u përfshinë me dhjetëra makina. Sipas asaj që shkruan ANSA, deri më tani raportohet për të paktën 25 të plagosur. Ata janë transportuar drejt spitaleve më të afërta. Disa prej të plagosurve mësohet se kanë pësuar dëmtime më të rënda.

Në një tjetër aksident të ndodhur rreth orës 11:55, po në të njëjtën autostradë, humbi jetën në kamionist. Në këtë rast, në aksident u përfshinë dy kamionë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share