Mjegull në rrugët Shkup – Tetovë – Gostivar dhe Negotinë – Demir Kapi – Smokvicë

Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 20-30 metra në aksin rrugor Shkup – Zhelinë – Tetovë – Gostivar dhe nga 100 -150 m. në rrugën Negotinë – Demir Kapi – Smokvicë. Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht nëpër rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Radika, nga 16 dhjetori është rrënuar ura që shpie në fshatrat Nistrovë, Bibaj, Tanushë, Grekaj dhe Nivishtë (komuna e Mavrovës dhe Rostushës).

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share