Koridori 8 dhe 10 duhet të jenë prioritet për vendin tonë, thotë ministri I mbrojtjes Vllado Misajllovski. Sipas tij, projektii hekurudhws nw koridorin 8 ka mangësi të mëdha por duhet të përfundohet sepse është prioritet për të gjita forcat e armatosura të kalojnë nëpër këto koridore. Misajllovski ka nënvizuar se ndërprerja e kontratës mund të ketë pasoja të rënda financiare, duke shtuar se kjo mund të rezultojë në humbje miliarda euro nëse çështja përfundon në gjykatë.
“Ndërprerja e asaj kontrate do të na kushtojë miliarda nëse përfundojmë në gjykatë, gjë që është një turp i vërtetë. Prandaj të gjithë duhet të veshim doreza dhe të punojmë me shumë durim për të pasur një projekt më të mirë. Nëse keni një projekt më të mirë, do të keni vërtet një realizim të mirë”, tha Vllado Misajllovski.
Sa i përket mundësisë së një rreziku të mundshëm për sigurinë në vend dhe rajon, Misajllovski siguroi se situata po monitorohet me kujdes .
“Situata monitorohet plotësisht dhe nëse ka ndonjë lëvizje të tillë do të njoftoheni menjëherë, por duhet të monitorohet ajo që konstatohet si struktura që janë këtu në lagje, pra të përpunohen operacionet dhe sigurisht që ne ndajmë të gjithë informacionin që kemi me vendet e NATO-s”, deklaroi Misajllovski.
Ministri gjithashtu informoi se është ndërprerë kontrata e një kompanie për furnizim më ushqim për ushtrinë, të cilët kishin cuar në helmim të ushtarëve. Pas këtij vendimi, ushqimi për ushtrinë do të sigurohet nga strukturat e brendshme, dhe të gjithë ushtarët do të rimbursohen për ushqimin që kanë paguar
“Sipas Kontratës Kolektive, çdo pjesëtar i Ushtrisë dhe i Ministrisë ka të drejtë në kompensim ushqimor. Meqenëse kontrata është ndërprerë, çdo anëtari do të rimbursohet për ushqimin. Në pjesën e Ushtrisë ku duhet të ketë ushqime, tashmë e kemi rregulluar dhe do të gatuhet në Ushtri siç ishte para disa muajsh”, deklaroi Misajllovski.
Në kuadër të 100 ditëve të qeverisjes, Misajlovski njoftoi se në vitin 2025 buxheti i mbrojtjes do të rritet, me 37% dedikuar për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë, duke përfshirë një investim prej 8,5 miliardë denarësh, që është tre miliardë më shumë se ky vit. /tvklan.mk