Miratohet rinovimi i Etihad Stadium

Manchester City me një arenë multifunksionale në 2026

Këshilli i Manchester miratoi projektin për zhvillimin e stadiumit dhe zonës përreth arenës ku luan ekipi kampion i Anglisë.

Stadiumi “Etihad” do të zgjerohet duke shkuar nga 53 mijë vende në rreth 60 mijë me tribunën veriore që do të shtohet dhe pritet të kushtojë rreth 300 milionë Paund. Sipas projektit, do të shtrihen edhe shërbime të tjerë, si dyqane dhe një hotel me 400 shtretër.

Një veçori do të jetë një bar në çatinë e stadiumit që do të jetë një zonë eskluzive, pasi nga aty mund të shikohet edhe fusha.

Një zonë tifozësh me kapacitet prej 3 mijë pesonash do të jetë e mbuluar. Punimet do të nisin në NJëntor të këtij viti dhe qëllimi është që gjithçka të jetë gati brenda 2026. Klubi u konsultua edhe me tifozët përpara se të hidhte hapa të tjerë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share